Nisma “Tirana pa makina”, Veliaj: Më 22 shtator qendra në pedonale

2015-09-17 1

Bashkia e kryeqytetit ka lajmëruar sot nismën ?Tirana pa makina?, e cila do të kulmoi më 22 shtator, ku qendra e qytetit do të kthehet në pedonale. Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka promovuar këtë nismë, ku i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e ?Ecovolis?, ka përdorur sot biçikletën në vend të makinës për të sensibilizuar qytetarët që të përdorin sa më pak makinën.

?Jam shumë i lumtur që sot fillojmë një javë fantastike për Tiranës, do të jetë java mobilitetit ku duam të promovojmë një jetë të shëndetshme në Tiranë, njerëzve që ecin dhe që përdorin biçikletat. Më vjen mirë që bashkë me Ecovolis, atë që nisëm gjatë fushatës, duam që ta vazhdojmë edhe tani në Bashkinë e re të Tiranës?, tha Veliaj.
Kryebashkiaku u shpreh se, ai dhe administrata e bashkisë do të përdorin gjatë gjithë ?Javës së Mobiliteti? biçikletën për të shkuar në punë.

Ai ka bërë të ditur se nisma në fjalë do të shtrihet në një javë dhe përgjatë këtyre ditëve bashkia dhe organizatat e ambientaliste do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh që kanë për qellim që të nxisin qytetarët që të përdorin mjetet ekologjike për të lëvizur në Tiranë.

?Në datën 22 shtator, ditën e martë, ne do të bllokojmë totalisht trafikun në qendër të Tiranës, brenda asaj që quhet unaza e vogël e Tiranës për të pasur një qendër të kryeqytetit pa makina?, tha Veliaj.

Më tej ai ka sqaruar se ndërmarrja e kësaj nisme bëhet e domosdoshme për shkak të ndikimit negativ që ka në jetën e qytetarëve lëvizja me makina.

?Për disa njerëz këto janë aksione simbolike, por dua që të argumentoj pak pse është jetike për qytetin e Tiranës ndryshimi i stilit të qytetit. Çdo vit në qytetin tonë 500 qytetarë humbasin jetën me problem në mushkëri nga problemet e ajrit. Kjo është një statistikë e frikshme. Kështu që ne këtë statistikë e marrim shumë seriozisht. Çdo ditë në bashkinë e Tiranës lëvizin 140 mijë makina. Kjo do të thotë që ka njerëz që e marrin makinë n për të shkuar nga një kafe në një kafë tjetër. Kjo është totalisht e papranueshme?, tha Veliaj.

Skuadra EcoVolis vendosi sot 30 vende parkimi pranë Bashkisë Tiranë që do shërbejnë për administratën si dhe për qytetarët.