Protesta për ligjin, studentët vezë kokës sekretarit të MAS

2015-09-17 3

TIRANË- Diskutimi për arsimin e lartë sot në seancën plenare ka sjellë një sërë kundërshtimesh të dhunshme nga ana e studentëve të Universiteteve të Tiranës të cilët kanë dalë në protestë para parlamentit. Ata kanë qëlluar me vezë sekretarin e MASH Plarent Ndreca si dhe makinën e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj gjatë kohës që ai hynte në sheshin para Parlamentit .Gjatë kësaj kohe ata janë përplasur fizikisht me forcat e rendit.

Në thirrjet e tyre studentët akuzojnë kuvendin si organ privat dhe jo si publik ndërkohë që pritet vendimi i parlamentit në seancë plenare ku po diskutohet ligji për arsimin e lartë. "Te shitur te privatet" shkruajne ata ne pankarte, ku hedhin akuza se ligji i ri per arsimin e larte favorizon hapur Universitetet private ne kurriz te atyre publike.

?Deri më sot besonim se të zgjedhurit parlamentar të popullit do të gjenin guximin për t'u rezistuar direktivave nënshtruese të pushtetit të privatëve në emër të rinisë dhe shëndetit publik, por që me votimin e para 2 muajshëm ky besim ka rënë. Kjo reformë nuk është e rastësishme por shprehje e logjikës tregtare dhe klienteliste të reformave qeveritare si reforma në pensione, energjetik, shëndetësi dhe ekonomi. Po e njëjta zhvatje, i njëjti privim dhe të njëjtat interesa private të hipura në krye të shtetit në dëm të shoqërisë. Kjo vjeshtë do të nisë me protesta dhe revolta në çdo klasë universiteti, dhomë konvikti dhe qendër publike. Jo vetëm kundër këtij ligji por edhe kundër çdo tarife privilegji burokratik dhe master të padrejtë?. -thotë para gazetarëve studentja

Studentët qëndruan rreth një orë para parlamentit duke protestuar favorizimin që sipas tyre ky ligj i bën Privatëve.Vezët në çantat e studentëve ishintë shumta sipas burimeve për shqiptarja.com