TIRANE - Dymbëdhjetë goditje me thikë, njëra në zemër, i kanë marrë jetën një inspektori të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (ish-INUK) gjatë një konflikti me djalin e xhaxhait të tij pasditen e së mërkurës (rreth orës 19:00). Ngjarja ndodhi në banesën e të ndjerit në Kodër-Kamzë (Institut) në periferi të kryeqytetit, ndërsa 32-vjeçari Melazim Shehu, baba i tre fëmijëve gjeti vdekjen në spital pas mesnate (rreth orës 00:50).
Inspektori i IKMT-së nuk mundi t?i mbijetojë plagëve që kishte marrë nga goditjet me thikë, goditje te cilat i preken edhe zemren.
Burime nga policia thanë për Shqiptarja.com se sipas dëshmive Shehu dyshohet të jetë goditur nga kushëriri i tij Granit SHehu gjithashtu 32-vjeçar, i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.
Dyshimet mbi motivin e krimit që policia ka nxjerrë nga hetimet paraprake flasin për një konflikt për shkak të detyrës në lidhje me një objekt.