Ish- të përndjekurit në protestë paralmërojnë greva urie

2015-09-17 1

TIRANË- Dita e sotme që përkon dhe me seancën e rradhës parlamentare po shënon një sërë kundërshtimesh dhe një valë protestash aspak të qeta në kryeqytet. Janë ish të përndjekurit politik të cilët me pankarta në duar po e nisën protestën përpara godinës së parlamentit dhe tashmë janë drejtuar drejt Ambasadës Amerikane lidhur me marrjen e dëmshpërblimeve të rradhës që u takojnë sipas tyre .

Ky grup ish- të përndjekurish kanë paraljmëruar përshkallëzim të protestave deri në grevë urie në ditët në vazhdim pasi asgjë nuk po bëhët dhe se ata duan me doemos dëmshpërblimet që u takojnë ndërkohë që ata kanë kërkuar që opozita të bllokojnë parlamentin

Në fjalën e tyre ish të përndjekurit kanë kundërshtuar fort edhe shfaqjen e fotografive të ish diktatorit Hoxha në festën e Pezës duke theksuar se nuk mund të vriten për së shumti herë.