Veliaj i përgjigjet PD-së për fotot: Çlirohuni nga Enveri brenda vetes

2015-09-16 1

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter kreu i Bashkisë Veliaj i është përgjigjur akuzave të pak orëve më parë nga ana e Partisë Demokratike se Ramën provokoi me fotot e ish-diktatorit Enver Hoxha në ceremoninë e festës së Pezës.

Veliaj rithekson se simbolet komuniste e aq më tepër foton e diktatorit nuk kishin asnjë lidhje me ceremoninë e Bashkisë së Tiranës

"1/3 Para se PD te marre super-xhiro histerike per Pezen, me duhet te sqaroj se ne ceremonine e Bashkisë së Tiranë s'kish asnje foto te enverit.2/3 Po, sic ndodh rendom, ka tipa te PKSH qe pas eventeve shpalosin cudira - te se njejtes PKSH qe ish aleat e PD kur vodhi bashkine ne 2011. Ndaj para se histeria t'ju erre syte per historine, kolege t'SHQUP (nje ikone e enverit po aq) clirohuni nga enveri qe keni brenda vetes"- shkruan Veliaj në rrjetin e tij social Twitter.