ELBASAN- Luftë Informalitetit edhe në tregun e punës.Ka qënë ministri Blendi Klosi i cili i ka bërë thirrje të gjithë bizneseve dhe punonjësve që të mos punojnë në punë të zezë pasi kjo dëmton direkt sistemin e sigurimeve shoqërore si dhe dëmton punëmarrësin.
Ministri Klosi nga Elbasani ku inspektoi nga afër një nga bizneset e mëdha të këtij qyteti në fushën e përpunimit të peshkut, ministri Klosi i përcolli një mesazh të qartë bizneseve në rolin e punëdhënësve dhe punonjësve, se nuk do të lejohet më që të ketë punonjës në të zezë. Ndaj ai i ka bërë thirrje së pari të gjithë punëmarrësve që të kërkojnë të drejtat e tyre për tu deklaruar dhe për të përfituar sigurimet shoqërore.
?Do donim që të bënim thirrje të gjithë punonjësve që të kërkojnë nga punëdhënësit që të sigurohen dhe të paguajnë sigurimet shoqërore, pasi pagimi i sigurimeve shoqërore i jep atyre mundësinë që të kenë një punë të denjë, por edhe nxjerrë nga skllavëria e punës së zezë?, - tha ministri Klosi në fjalën e vet.
Por jo vetëm kaq, pasi ai ka theksuar se regjistrimi i tyre në sistemin e sigurimeve shoqërore, i jep atyre një mundësi për të patur nesër edhe një pension më të mirë. ?Më shumë se kaq regjistrimi në punë të ligjshme i jep atyre një pension të denjë që i do i shoqërojë gjatë gjithë jetës pasi të mbarojnë marrëdhëniet e punës. Vetëm duke kërkuar dhe duke qenë transparentë do të jenë të mbështetur nga ligji i sigurimeve shoqërore?, - shtoi Klosi.