TIRANE - Të pasurit në Shqipëri mund të blejnë Drejtësinë. Deklarata e fortë vjen nga kryediplomati amerikan në Tiranë Donald lu, në tryezen e thirruar nga Forumi i shoqërisë civile mbi reformën në sistemin e drejtësisë
"Gjykatësit e prokurorët e korruptuar do t?i kundërvihen reformës në Drejtësi, por ne nuk duhet që t?i lëmë të fitojnë". Kështu ka deklaruar ambasadori i SHBA-së, Donald Lu i cili ka marrë pjesë në një tryezë të zhvilluar për Reformën në Drejtësi.
Gjatë fjalës së tij ai theksoi se gjykatësit e prokurorët e korruptuar do t?i kundërvihen reformës në Drejtësi, por nuk duhen lënë të fitojnë.
?Ne shqetësohemi për Gjykatësit e korruptuar, kriminelët. Për një sistem ku më të pasurit e blejnë drejtësinë. Gjykatësit e prokurorët e korruptuar do t?i kundërvihen kësaj reforme, por ne nuk duhet që t?i lëmë të fitojnë. Kjo është e rëndësishme për këtë brez, por edhe për fëmijët e nipërit tuaj.?- tha Donald Lu.
Ndërsa ambasadori gjerman, Hellmut Hoffmann i pranishëm në këtë tryezë inkurajoi luftën kundër korrupsionit. Ai theksoi nevojën për modernizimin e shumë prej ligjeve aktualë, të cilët sipas tij kanë nevojë për përmirësim.
?Unë jam dakord me termin , ?mollë e kalbur?. Shumë norma dhe ligje ju duhet të modifikoni. Unë uroj që të gjendet mënyra që të pastrohet sistemi nga këto mollë të kalbura. BE luan një rol të rëndësishëm në këtë reformë dhe nëse do ta humbisni këtë mundësi tani, keni për ta humur për një kohë të gjatë dhe nëse nuk e kryeni këtë reformë tani e keni humbur mundësinë për 10 vjet. Të gjithë duhet të kontribuojnë edhe minoranca edhe mazhoranca, zgjidhja më e mirë është të diskutohen problemet."-tha Hoffmann.
Disa herë diplomatët ndërkombëtarë në vendin tonë kanë bërë thirrje për reformë të thellë në drejtësi, në veçanti për pastrimin e elementëve kriminale. Sipas tyre, drejtësia në Shqipëria nuk do të shërohet nga korrupsioni për sa kohë politika mjaftohet vetëm me miratime ligjesh, pa i shkuar kurrë deri në fund zbatimit të tyre.