Lu: Drejtësia njësoj si në Pakistan. Moisiu: Presidenti të zgjidhet nga populli

2015-09-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një konstatim i hidhur vjen nga ambasadori i SHBA-së në Shqipëri i cili e krahasoi sistemin tonë të drejtësisë me atë në Pakistan.
Në një tryezë të thirrur nga Forumi Civil për çështjet e drejtësisë, paraditen e 16 shtatorit 2015, edhe diplomati gjerman kërkoi bashkëpunim politik për reformën në drejtësi që përbën dhe një kusht të fortë të BE-së për integrimin.
Tiranë- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donal Lu, e ka karahasuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri të ngjashëm me ate të Pakistanit.
Këtë konstatim shqetësues ai e bëri publike në tryezën e Forumit Civil për reformën në drejtësi, kur kërkoi që të mos lejohen poltikanë dhe gjyqtarë të korruptuar, të fitojnë ndaj transformimit te sistemit.
Donald Lu: ?Pakistani sigurisht është një vend i ndryshëm nga Shqipëria. Në të dyja vendet ne shqetësohemi për gjyqtarë të korruptuar, politikanë kriminelë dhe një sistem ku më të pasurit e blejnë drejtësinë e tyre. Gjykatës, prokurorë e politikanë të korruptuar dhe të paaftë do ti kundërpërgjigjen kësaj reforme ne nuk duhet ti lejojmë ata të fitojnë.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/lu-drejtesia-njesoj-si-ne-pakistan-moisiu-presidenti-te-zgjidhet-nga-populli/

Free Traffic Exchange