Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një histori suksesi e quajti ministri i Brendshëm luftën kundër kultivimit të parcelave me kanabis në Shqipëri në dy vitet e qeverisjes ?Rama?, 2014- 2015.
Shifrat e Guardia di Financa e konfirmojnë ndërsa shrpehu vendosmërinë për të vijuar luftën kundër këtij trafiku, njerëzit e të cilit në pamundësi më ta bëjnë ?serbes? ? siç tha ministri- nga toka e deti zgjedhin çmendurira me avionë.
Në Pallatin e Kongreseve ku mbahet aktiviteti dhe ku janë të pranishëm dhe ambasadorë të huaj dhe kryeministri Edi Rama, ministri Tahiri i quajti të turpshme akuzat e opozitës e cila kur ishte në qeveri nuk e luftoi atë. Ministri solli dhe shifra konkrete të luftës kundër kultivimit të drogës ndër vite.
Kryetarin aktual të opozitës Lulzim Basha, dhe deputetin Flamur Noka, sot ?kampionë më spektakolarë të akuzave ndaj policisë sa herë policia bën sukses?, dje kur mbanin postin e ministrit të Brendshëm, i quajti ? kampionë të dështimit?
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-luli-e-muli-sot-kampionet-e-akuzave-dje-kampione-te-deshtimit/