Donald Lu: Mbështesim rihartimin e ligjit për Byronë e Hetimit - Ora News- lajmi i fundit

2015-09-16 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në krah të Shqipërisë për luftën kundër drogës, krimit dhe korrupsionit.
Një prokuror federal nga SHBA do të vijë në Shqipëri ëpr të punuar me njësinë antikorrupsion. Gjithashtu dhe një agjent i FBI-së pritet të mbërrijë javën e ardhshme.
Gjithashtu Donald Lu në aktivitetin që po mbahet nga ministria e Brendshme deklaroi se ekspertët po mbështesin dhe rihartimin e ligjit për byronë e hetimit dhe reformën në gjyqësor
Donald Lu: Lufta kundër drogës ka bërë një hap të stërmadh përpara përmes bashkëpunimit të Guardia di Financa dhe policisë. Të dhënat e Guadia di Financa konfirmuan dallimin e jashtëzakonshëm. Gjithashtu përkufizuan saktë në hartë zonat e reja të kultivimit dhe bashkërenduan kontrollet në këto fermat e reja.
Besojnë se harta e kultivimitë të drogës është ulur. Ne besojmë se kultivimi i përgjithshëm i kanabisit në Shqipëri është ulur shumë.
Sapo kemi caktuar një prokurori federal të SHBA të punojë me njësisnë antikorrupsion
Një agjent i FBI-së do të vijë javën e ardhshme të punojë me ekspertët shqiptarë. Ekspertët tanë po mbështesin rihartimin e ligjit për Byronë e Hetimit dhe reformimin e gjyqësorit

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/prokurore-nga-amerika-ne-shqiperi-donald-lu-mbeshtesim-rihartimin-e-ligjit-per-byrone-e-hetimit/