Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një tryezë të rrumbullakët për ekonominë dhe bankat kryeministri Edi Rama vuri theksin tek domosdoshmëria e refomës në drejtësi, pasi një drejtësi e korruptuar pengon zhvillimin e ekonomisë
Madje shprehu hapur keqardhjen për mungesën e kryetarëve të gjykatave në këtë aktivitet.
?Ne jemi shumë të vendosur të bëjmë një reformë në drejtësi të paparë në këto 20 e ca vjet të shkojë përtej letrave,ligjeve të shkruara bukur dhe të miratuara për të futur thikën në palcën e organizmit të korruptuar dhe të kalbur të drejtësisë sonë. Të jeni të bindur se do ta bëjmë me vullnetin më të hekur dhe me bindjen absolute se pa këtë privojmë Shqipërinë, ekonominë dhe shoqërinë nga mundësira të jashtëzakonshme, të cilat janë të gjitha këtu dhe në dorën tonë, por dora jonë e të gjithë atyre që kontribuojnë në ekonominë shqiptare është e penguar dhe e kapur nga kthetrat e një drejtësie të korruptuar dhe ky është shembulli më ulëritës i faktit se cdo të thotë të funksionojë ekonomia në një vend ku nuk funksionon drejtësia ?
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/rama-se-shpejti-ligji-per-falimentin-ekonomia-pengohet-nga-gjyqesori-i-korruptuar/