Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
205 vjet më parë Meksika fitoi pavarësinë. Ky moment i rëndësishëm është përkujtuar në një ceremoni madhështore në Mexico City. Ndërkaq edhe përfaqësitë diplomatike në mbarë botën kanë festuar dhe uruar ditën e pavarësisë. Edhe Shqipëria përmes konsullit të nderit Ylli Ndroqi u bë pjesë e festimeve duke i dërguar një mesazh urimi Presidentit Nieto.
Festime madhështore me në krye Presidentin Enrique Pena Nieto kanë përkujtuar ditën e pavarësisë së Meksikës.
Çdo vit në orën 23 të datës 15 shtator në Mexico City, presidenti i bie këmbanës në Pallatin Kombëtar. Më pas ai përsërit thirrjen patriotike ?rroftë Meksika? tri herë, përpara se të valvisë flamurin e Mexikës.
205 vjet më parë në 16 shtator të vitit 1810, Meksika fitoi pavarësinë nga Spanja. Ashtu siç do vit El Grito, ?Thirrja? tradicionale u festua në mbrëmjen e 15 shtatorit në kujtim të At Miguel Hidalgo që ngriti ndjekësit e tij në revoltë, në qytezën e vogël të quajtur Dolores.
Përfaqesitë diplomatike në mbarë botën kanë festuar dhe uruar ditën e pavarësisë. Edhe Shqipëria përmes konsullit të nderit Ylli Ndroqi u bë pjesë e festimeve duke i dërguar një mesazh urimi Presidentit Nieto, me të cilin ka patur rastin të takohet personalisht dhe të diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
?Konsulli i Nderit të Shteteve të Bashkuara te Meksikes ne Shqiperi, Z.Ylli Ndroqi, i përçon përzemërsisht popullit meksikan urimet më të mira në 205 vjetorin e pavarësisë, me shpresen për më shumë zhvillim, prosperitet dhe lumturi për çdo shtetas meksikan kudo që ndodhet!?
Me mbi 120 milionë banorë Meksika është vendi I 13 më i madh në botë dhe i 11 për nga popullimi. Meksika është një ndër destinacionet turistike më të lakmuara. Vetëm gjatë vitit të kaluar më shumë se 41 milionë turistë vizituan resortet dhe bukuritë natyrore të vendit.
Është një nga ekonomitë më të mëdha në botë, si dhe prodhuesi i 10 i naftës në botë. Sipas parashikimit të Goldman Sachs në 2050 Meksika mund të jetë ekonomia e 5 botërore
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/205-vjetori-i-pavaresise-se-meksikes-konsulli-i-nderit-ylli-ndroqi-uron-presidentin-nieto/