Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tatimorët e Dibrës kanë detyruar tregtarët e vegjël në pazarin e qytetit të mbyllin dyqanet deri në vendosjen e kasave dhe regjistrimin e tyre sipas ligjeve në fuqi. Në pazarin e Peshkopisë, prej vitesh ushtrojnë aktivitetin rreth 300 tregtarë, që përveç taksave dhe qerasë, tatimorët kërkojnë vendosjen e kasave, çka u shkakton rëndesë ekonomike pasi shitjet e tyre janë minimale. Kjo masë ka sjellë protestën e tregtarëve.
Tatimorët e Dibrës kanë detyruar tregtarët e vegjël në pazarin e qytetit të mbyllin dyqanet deri në vendosjen e kasave dhe regjistrimin e tyre sipas ligjeve në fuqi.
Kjo masë ka sjellë protestën e tregtarëve, pasi e quajnë të padrejtë duke pasur parasysh aktivitetin e pakët, kushtet në të cilat tregtojnë dhe tarifën e lartë për blerjen e një kase.
Tregtarja: Ku të vendosim kasën, ne jemi tregtarë ambulantë, nuk kemi një prizë, një spinë askund.
Tregtarja: Ti jap qeranë atij që ia paguaj atje apo të ha për vete? Dimri nuk ka punë këtu tek ne, nuk është si në qytetet e tjera.
Tregtari: Çfarë doni më, populli ka mbaruar dhe thinë pse shkojnë në Gjermani, pse shkojnë në Itali.
Tregtarët kanë trokitur në dyert e Bashkisë së Peshkopisë ku u pritën nga kryebashkiaku Shukri Xhelili.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/tatimoret-mbyllin-dyqanet-e-tregtareve-te-vegjel-per-kasat-nisin-protestat/