Itali, Rama: Emigracioni burim që sjell gjithmonë përfitime - Ora News- Lajmi i fundit

2015-09-15 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri, Edi Rama, gjatë një vizite në Itali në panairin Fiera del Levante e ka konsideruar emigracionin si një çështje të një tjetër epoke.
Rama: ?Sot, ai imazh apokaliptik i para 25 vjetëve që qarkulloi në mbarë botën, me anijen më të mbushur në historinë e lundrimit, me shqiptarë që derdheshin në brigjet puljeze, duket se i përket një epoke tjetër gjeologjike. Dhe të gjithë ata, që në momentin e mbërritjes së anijes krijuan një shqetësim të madh dhe shumë frikë janë integruar më së miri dhe kontribuojnë në PBB-në italian me një shumë që arrin 3.2 miliard Euro taksa. Këto janë të dhëna zyrtare të 2014-ës. Nga kjo pikëpamje, mendoj se shqiptarët janë integruar plotësisht, dhe emigracioni ynë ka hyrë në librat e historisë që na mëson se emigracioni është gjithnjë një burim rritjeje si për vendin e origjinës ashtu edhe për vendin pritës.
Nga ana tjetër, gjërat kanë ndryshuar shumë sigurisht. Sot janë më shumë se 20 mijë italianë që punojnë në Shqipëri. Janë të shumta ndërmarrjet italiane në Shqipëri, por duhet të bëjmë më shumë sidomos në nivel të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe rajonit të Puglia-s. Sepse jemi të lidhur natyrshëm gjeografikisht, dhe unë pata kënaqësinë e madhe të takoja guvernatorin Emiliano me të cilin biseduam për një projekt të madh për ujin. Ne kemi shumë burime ujore, dhe Puglia ka shumë njohuri për administrimin e ujit, së cilës ky i fundit i mungon. Atëherë duhet të tentojmë t?i japim jetë një kompanie shumëkombëshe, e para në llojin e vet, e cila mund të sjellë përfitime reciproke duke shfrytëzuar burimet e mëdha ujore të Shqipërisë dhe burimet e mëdha në dije të Puglia-s.?
Rama i bëri këto komente në vendin ku jetojnëdhe punojnë 493 mijë shqiptarë që e prekën Perëndimin pas viteve ?90, por e konsideroi kapitull të mbyllur emigracionin në një kohë kur ai vazhdon të shënojë shifra rekord në Perëndim.
Vetëm në Gjermani në 8 muaj kërkuan azil 38 mijë qytetarë shqiptarë. Deklaratat e shefit të qeverisë shqiptare janë përcjellë nga disa media italiane.
?TGCOM24? duke pasqyruar panairin Fiera del Levante ka veçuar Kryeministrin shqiptar të cilit i ka ngatërruar emrin nga Edi në Emi Rama.
Rama mori pjesë edhe në përurimin e rrugës ?Shqipëria? në ambientet e panairit Fiera del Levante të Barit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-emigrancioni-burim-qe-sjell-gjithmone-perfitime/