TIRANË - Demokratet paralajmërojnë ankimimin në Gjykatën Kushtetuese të projektligjit të arsimit të lartë, i cili një muaj më parë u kthye në Kuvend për rishqyrtim nga presidenti Nishani me argumentin se mes të tjerash cënonte pavarësinë e universiteteve.
Të majtët në komisionin parlamentar të Medias dhe Mjeteve të Edukimit rrëzuan dekretin e Nishanit, të cilin deputetët demokratë kanë deklaruar se do ta çojne në Gjykatë për interpretimin e ligjit themeltar të shtetit. Dekreti u rrëzua me 7 votat kundër të deputetëve të shumicës dhe vetëm 4 pro të opozitës.
Luciano Boçi: Të diskutohet edhe njëherë Ligji i Arsimit nga e para me gjithë grupet e interesit
Lindita Nikolla: 3.5 milionë dollarë investime nga qeveria për arsimin parauniversitar për infrastrukturë dhe klasat dixhitale. Kurrikulat e ndryshuara një premtim i mbajtur, klasat e para e te 6 me tekste te reja. Kemi garantuar transportin e nxënësve e mësuesve qe banojnë larg shkollave ne distanca mbi 5 km
Debate shkaktoi në komision edhe ngjarja e së hënës në shkollën e Hotolishtit në Librazhd për largimin njëherësh të 28 mësuesve. E pranishme ne komisionin ministrja Nikolla sqaroi se vendimi u mor pas disa denoncimeve për dhune ndaj nxënësve.
Boçi: Sjellje politike me mësuesin këtë vit të ri shkollor. Dje shumë mësues janë pushuar nga puna jo vetëm në Librazhd e Prrenjas, por në shumë shkolla. Qeveria dhe ministria nuk kanë reaguar për asnjë akuzë te PD. Keni pushuar 4 mësues me mbiemrin karriqi që janë të afërm të kandidatit të PD për bashkinë e Prrenjasit. Janë thirrur drejtorët e shkollave që të bëjnë listimet politike të mësueseve për t?i larguar nga puna.