Rinis procesi, Strasburgu hap dyert për dosjet e pronarëve

2015-09-15 0

TIRANE- Pas një periudhe të gjatë pezullimi, Gjykata e Strasburgut ka nisur pranimin e padive të reja kundër Shtetit nga ana e pronarëve Shqiptarë. Sipas të dhënave Zyrtare të Gjykatës, në vitin 2015 janë pranuar 73 çështje të reja.

Po sipas Gjykatës, numri total i padive në pritje të një vendimi kundër shtetit shqiptar në total arrin në 396 çështje. Nga 17 dhjetori i vitit 2012, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi pezullimin e shqyrtimit të padive të reja të ngritura nga pronarët shqiptarë. Pezullimi u bë për një periudhë 18 mujore, afat gjatë të cilit Shteti Shqiptar duhet të ngrinte një mekanizëm për zgjidhjen e çështjes së pronës në Shqipëri.