Cannon: Shqiptarët nuk duhet të drejtohen nga gangsterët

2015-09-14 1

Ambasadori i Britanisë në vendin tonë, Nicholas Cannon kërkon që draft për dekriminalizimin nuk duhet të jetë një debat mes palëve politike, por me shoqërinë civile dhe qytetarët. Cannon nga Durrësi u shpreh se procesi i dekriminalizimit është një vendim që i takon shqiptarëve.

"Mendoj se kjo është një ccështje për tu diskutuar dhe vendosur nga partitë politike dhe parlamenti. Por publiku ka të drejtë të përfaqësohet nga niveli më i lartë që mund të kenë si përfaqësi. Duhet të diskutojnë se nëse ka pasur persona të dënuar apo të ndjekur penalisht, a dëshirojnë shqiptarët që këta njerëz të bëjnë ligji dhe të ulen në parlament? Dëshironi ju që qytetet të menaxhohen nga njerëz që kanë pasur të shkuar si trafikantë të qënieve njerëzore apo të drogës? Kjo ccështje është për tu zgjidhur e për tu diskutuar jo vetëm mes politikanëve, por edhe me publikun", tha Cannon.

Ambasadori britanik kërkon të tërheqë vëmendjen duke theksuar shqiptarët duhet të veprojnë me votë, ata nuk duhet të udhëhiqen nga gangstera e të inkriminuar.

"Mendimi im është se unë nuk dua të përfaqësohem në parlament nga një gangster. Njerëzit duhet të mendojnë në këtë mënyrë për të atë që do të zgjedhin me votë", tha Cannon.

Ambasadori Cannon ishte i pranishëm në aktivitetin e hapjes së kursit të anglishtes në Qendrën Ndërinsitucionale Operacionale Detare në Durrës.

Free Traffic Exchange