Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për 7 vjeçarin Justin, nga qyteti i Vlorës, e hëna e 14 shtatorit përjetohet me emocion të madh.
Për herë të parë ai do të ulet në bankat e shkollës.
Vogëlushi është zgjuar herët në mëngjes, por pothuajse nuk ka fjetur nga emocionet e ditës së madhe.
7 vjecarit i pëlqejnë shkencat dhe piktura, por dëshira e tij është të bëjë karrierë në drejtësi.
Me buqetën e përgatitur bukur, vogëlushi i drejtohet ambienteve të shkollës 9 vjecare "Muço Delo".
Emocionet e klasës së parë kanë prekur edhe nënën e Justinit, e cila nuk arrin t'i fsheh, teksa përcjell 7 vjeçarin në dyert e shkollës.
Në rrethin e Vlorës, këtë vit të ri shkollor do të ndjekin mësimin rreth 28 mijë nxënës, nga të cilët 1500 janë në klasat e para.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/justin-7-vjecari-i-cili-u-ul-ne-bankat-e-shkolles-per-here-te-pare/