TIRANË - Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ylli Manjani i dha përgjigje akuzave të ish-kryeministrit Berisha se ministra të LSI-së kanë përdorur thesarin e Shtetit. Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së e cila ishte planifikuar për urimin me nisjen e vitit të ri shkollor, Manjani ju përgjigj interesit të medias për akuzat e Berishës, ku tha se bëhet fjalë për pagesat e kuatave të partisë që bën çdo anëtar i LSI-së përmes pagave të tyre.
?Ka një dallim të madh ndërmjet Berishës sot dhe atë 17 vite më parë. Sot 17 vite më parë Berisha kish marrë kryeministrinë dhe i drejtohej televizionit tuaj si pjesë e një grushti shteti. Sot Berisha është një pla gati për pension, Berisha është një njeri me nge ka kohë dhe ne nuk kemi nge të merremi me Berishën pafundësisht. Ne kemi një shqetësim të përbashkët, si ne dhe Berisha, shqetësimi për të shlyer detyrimet periodike, nuk na zë gjumi pa i shlyer. Problemi është se ne paguajmë kuotat e partisë, ai paguan faturat e prostitutave e ka thënë vetë. Ne i paguajmë në mënyrë transparente, pagesa në thesar është më transparentja e mundshme. Nga paga e zyrtarit politik me lejen e tij thesari bën ndalesën përkatëse sipas urdhrit që i jep ministri, zv.ministri. Gjithkush është i lirë që nga paga e tij të paguajë kuotën. Nga paga e ministrit me dëshirën e tij ashtu si 20 deputetë të LSI kanë urdhëruar që nga paga t?ju mbahet një shumë për partinë në formë kontributi. Është zgjedh mënyra me thesar për të qenë më transparente?, - u shpreh Manjani.
I pyetur për dekriminalizimin, Manjani tha se ky proces i nevojshëm duhet bërë sipas një kornize ligjore.
?Qëndrimi ynë është i tillë, konstant dhe i pandryshueshëm, po duhet bërë dekriminalizimi, por sipas një kornize ligjore. Parlamenti nëpërmjet komisionit të posaçëm duke u ushqyer me vullnet politik duhet të hartojë një legjislacion të konsultuar me ndërkombëtarët, e theksoj gjithçka duhet të jetë ligjore?, - përfundoi Manjani.
Berisha shkruante një ditë më parë se Kuvendi i Shqipërisë dhe Ministria e Mjedisit përdorin Thesarin e Shtetit për të financuar LSI¬në dhe kanë kaluar pagesat në llogari të Lëvizjes Socialiste për Integrim.