PD, Boçi: Vutë drejtor shkolle në Berat një të dënuar për korrupsion

2015-09-14 5

TIRANE - Partia Demokratike ka denoncuar emërimin e një të dënuari për korrupsion, drejtor në shkollën profesionale në Berat ?Kristo Isak?.

Deputeti demokrat Luciano Boçi paraqiti dhe vendimin e gjykatës, sipas të cilit Armelin Çili është i dënuar në vitin 2011 me 12 muaj burg për korrupsion. Boçi sqaroi se ky vendim është dhënë pasi Çili abuzonte me ndihmën ekonomike.

"Ja ku kemi këtu, të emëruarin e qeverisë si drejtor të shkollës së mesme profesionale ?Kristo Isak? në Berat. Me firmën e Ministrit Klosi, vjen në këtë detyrë me 1 shtator, Armelin Cili, një i dënuar në vitin 2011, me 12 muaj për korrupsion. Armelin Cili është kapur dhe është provuar se ka abuzuar me ndihmën ekonomike në dhjetra raste. Duke përdorur paratë e ndihmës ekonomike, me një skemë vjedhjeje, sikur ia jepte personave që në fakt rezultonin se ishin jashtë shtetit. Një hajdutëri skandaloze dhe e papranueshme. E megjithatë, me rilindjen, ky person promovohet dhe bëhet drejtor i shkollës profesionale", tha Boçi.

Deputeti Boçi tha se dita e parë e këtij viti të ri shkollor nuk mund të kalojë vetëm me një urim për sukses, ndaj vuri theksin tek largimet nga puna të stafeve pedagogjike dhe emërimin sipas tij të militantëve partiakë. Kete 1 shtator, - tha Boci, - qindra mesues e kane gjetur veten te pushuar ose te tranferuar.