TIRANË - Këtë të hënë të gjithë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe furgonëve të mallrave ja hodhën me një ?këshillë? mos respektimit të urdhrit të Bashkisë së Tiranës që kufizon qarkullimin e tyre në unazën e vogël nga ora 06:00-20:00 per shkak te nisjes se shkolles. Nga java tjetër çdo shkelje do të shoqërohet dhe me gjoba nga Policia Rrugore, e cila thotë se këtë të hënë ka kthyer pas mbi 200 mjete, por pa i gjobitur pasi ende mungon sinjalistika informuese pranë shkollave apo në akset hyrëse në kryeqytet.
...
Mbi 200 mjete të tonazhit të lartë mbi 3.5 ton përfshi këtu dhe furgonë të transportit të pasagjerëve apo mallrave janë penguar të futen në unazën e vogël të kryeqytetit prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne. Shkak për këtë është bërë plani i masave për menaxhimin e trafikut për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor.
Por ka pasur shumë mjete të cilat pavarësisht kufizimeve të bëra publike nga kryebashkiaku Veliaj, kanë hyrë në unazë.
Policia Rrugore ka sqaruar se këto mjete të cilat kanë thyer kufizimet këtë të hënë janë këshilluar dhe nuk janë gjobitur, pasi shkak është mungesa e sinjalistikës për ndalim qarkullimin.
Me vendosjen e sinjalistikës, - sqaron komisariati Rrugor, sinjalistikë e cila pritet të kompletohet brenda javës, më pas çdo drejtues mjeti që shkel atë do të penalizohet me gjobë.