Kryebashkiaku Veliaj: Bursa për nxënësit që dalin me rezultate të shkëlqyera - Ora News

2015-09-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e parë të shkollës, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ishte në shkollën ?Ismail Qemali?. Veliaj premtoi se do të rikthejë tradiën e dhënies së bursave për nxënësit që dalin me rezultate të shkëlqyera, traditë e cila ndiqej nga Edi Rama në kohën kur ishte kryebashkiak.
Erion Veliaj: Para 4 vitesh Tirana ka pasur një traditë shumë të mirë, një traditë kur i akordonte një bursë cdo studenti që dilte me 10 në do t?i poropzojmë këshillit bashkiak në vitin e ri buxhetor që këtë traditë ta kthejmë. jo se këto para që jep bashkia ndryshojnë jetën ekonomike atij nxënësi apo familjes së tij, por është një mënyrë për të respektuar ata që punojnë dhe kanë talent dhe jo vetëm të fortet dhe përtacët.
Kryebashkiaku Veliaj i bëri apel të gjithë nxënësve që të dalin me rezultate të shkëlqyera sepse vetëm në këtë mënyrë e kanë të garantuar një vend pune.
Erion Veliaj: Duhet të dilnmi me rezultete të shkëlqyera, jo sepse jua kërkojnë prindërit, por është e e vetmja biletë që ju garanton një punësim dhe një jetë më të mirë, kjo është një këshillë për të mirën tuaj personale. Për një vend pune do aplikojnë edhe një italian, edhe një gjemrna edhe një irlandez, prandaj ne që kemi mbaruar në Tiranë duhet të jemi më të mirët.
Veliaj e nisi takimin me nxënësit e gjimnazit ?Qemal Stafa? edhe me disa nota humori duke kujtuar adoleshencen e tij.
Erion Veliaj: Megjithëse duhet ta pranoj se unë e kam bërë gjimanzin tek ?Samiu? dhe kam kujtimet më të mira kur vinim te ?Ismal Qemali? se kishim shoqet, por kom kujtimet me të mira edhe kur luanim basketboll. Ismaili ka pasur ekipin më të mirë të basketbollit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-bursa-per-nxenesit-qe-dalin-me-rezultate-te-shkelqyera/

Free Traffic Exchange