Dita e parë e shkollës nis me trafik të rënduar, kaos në Tiranë

2015-09-14 0

TIRANË - Rreth 30 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, duke nisur kështu një cikël të ri dhe të gjatë në jetën e tyre. Këtë fillim viti të ri shkollor dyert e arsimit publik hapen për të mirëpritur rreth 489 mijë nxënës.

Por me nisjen e vitit të ri shkollor Tirana është përballur me një trafik të rënduar. Plani i kryebashkiakut Erion Veliaj për të disiplinuar trafikun në shërbim të nxënësve duket se ka dështuar...të paktën në ditën e parë. Në orët e para të mëngjesit (07:00-08:00) rrugët kryesore të kryeqytetit ishin thuajse të gjitha të bllokuara nga vargu i makinave. Të ?humbur? nuk kanë qenë vetëm fëmijët, por edhe qytetarët e tjerë të shumtë që kanë shkuar më tepër se 5 minuta me vonesë në punë...Megjithëse siç tradita e do, dita e parë e shkollës është thjesht ceremoniale, ndaj dhe nxënësit nuk kanë përse t?i druhen penalizimeve për vonesën, ?frika? e tyre duhet të jetë nëse edhe në ditët në vijim trafiku vijon të paraqesë të njëjtën situatë.