OSHEE: Mbi 5 miliardë lekë arkëtime gjatë muajit gusht

2015-09-14 1

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë publike të dhënat e muajit gusht, ku humbjet rezultojnë se janë ulur në nivel rekord.

OSHEE bën me dije se, arkëtimet këtë muaj arritën në 5,12 miliardë lekë. Për efekt krahasimor me të njëjtin muaj të vitit 2014 janë 1,69 miliard lekë më shumë ndërsa krahasuar me gushtin e vitit 2013 rezulton të jenë arkëtuar 1,81 miliard lekë më shumë.

Në total, si 8-mujor, arkëtimet arritën në vlerën e 44,4 miliardë lekë, thënë ndryshe 14,6 miliardë më tepër se periudha Janar-Gusht 2014 (49% rritje), dhe 19 miliardë më shumë se 2013-a (75% rritje).

Nga ana tjetër, humbjet në rrjet vijojnë reduktimin në sajë të vendosmërisë së kompanisë për të rikthyer ligjshmërinë në konsumin e energjisë elektrike. Në Gusht 2015, humbjet zbritën në nivelin 29.3%. Krahasuar me Gusht 2014 kemi 7.1 % më pak humbje ndërsa krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2013 kemi 9.2% më pak humbje.

Humbjet në total si 8-mujor, tekniket dhe jo tekniket, arritën në 31.72 %, nga 39.4 % që ishin në të njëjtën pjesë të vitit 2014-n, dhe 44.3% të regjistruara në 8-mujorin e parë 2013.

Free Traffic Exchange