Tiranë, mbi 100 nxënës janë regjistruar në shkollën profesionale “Karl Gega”

2015-09-13 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vetëm pak ditë më shumë se 100 nxënës kanë trokitur në shkollën profesionale ?Karl Gega? në Tiranë duke ia besuar të ardmen zanatit.
Prindërit rrëfejnë se në të shumtën e rasteve kjo ka qenë zgjedhja e vetë fëmijëve, por nuk e fshehin kënaqësinë e asaj që e cilësojnë ?zanati nuk të le pa bukë?.
Duke pritur rradhën e regjistrimit me dosje në duar herë të shoqëruar nga prindërit dhe herë nga miqtë arsyeja që kanë zgjedhur profesionin për ata që regjistrohen në vitin e parë është e thjeshtë, pasioni.
?Erdha për më mirë, mendoj se mund të marr ndonjë degë profesioni. Them se është shkollë e mirë?, shprehet një nxënës.
Nëndrejtori i shkollës profesionale ?Karl Gega? në intervistë për Ora Neës tregon se fluksi i regjistrimeve ka qenë i lartë në ditët e para të shtatorit.
?Kemi një prurje të madh nxënësish, afërsisht 110 nxënës kanë ardhur në degë të ndryshme ku më shumë kërkesa ka dega Termohidraulika, Përpunim duri dhe Automekanika.
Në këtë vit të ri shkollor më shumë se 2 mijë nxënës kanë zgjedhur arsimin profesional si busull që do ti drejtojë në vitet e ardhshme.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/tirane-mbi-100-nxenes-jane-regjistruar-ne-shkollen-profesionale-karl-gega/

Free Traffic Exchange