Rama: Njerëz të pakënaqur? S'kam shkop magjik, duhet punë

2015-09-13 0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka për zemër artin bashkëkohor. Në bisedë me gazetën zvicerane «Ostschëeiz am Sonntag» ai thotë se një vend pa skenë aktive të artit do të ishte vend i varfër.

Zoti Rama, çfarë thonë miqtë tuaj artistë në lidhje me përcaktimin tuaj për politikë? A nuk ju kanë akuzuar për tradhti? Zakonisht këto dy kampe qëndrojnë diametralisht kundër.
Edi Rama: Mund të thuhet kështu, po. Por kanë ndodhur shumë gjëra në të njëjtën kohë. Është histori e gjatë dhe ndoshta mund të shpjegohet kështu: personi i gabuar në kohën e duhur në vendin e duhur. Po ashtu mund të shihet se edhe në vende të tjera ish-komuniste shumë artistë, shkrimtarë dhe poetë janë kyçur në politikë. Situata ? ta quajmë kalim nga ferri në liri ? nuk mund të krahasohet me situatën politike në Zvicër.
Ju keni menduar se si politikan mund të bëni më shumë për vendin tuaj.
Edi Rama: Nuk është puna se çfarë kam menduar unë. Kjo kishte të bënte me bindjen time të brendshme, me besimin në ndryshim, këtë e duan të gjithë këtu.
Babai juaj, skulptori Kristaq Rama, nën regjimin e Enver Hoxhës ka qenë një artist i njohur shteti. Si e ka karakterizuar kjo rrethanë fëmijërinë tuaj?
Edi Rama: Jam rritur në një rreth, ku arti ishte vetëm shprehje e propagandës. Babai im shte pjesë e krijimtarisë artistike zyrtare, të ashtuquajtur realsocialiste. Nuk kishte fare liri, ka qenë vështirë për të gjithë ne. Shumë nga bashkëkohësit e babait tim u futën në burg, sepse kundërshtuan sistemin, nuk durohej kurrfarë kritike ? madje as kritikë e llojit artistik. I jam mirënjohës babait tim që më ka pranuar si rebel të ri, siç kam qenë gjatë kohës së studimeve, dhe nuk ka hequr dorë prej meje. Kjo ishte më shumë se e vetëkuptueshme.