Daily Mail: Në Shqipëri, nuk është e sigurtë pirja e ujit nga rubineti

2015-09-13 4

Në Shqipëri nuk mund është e sigurtë pirja e ujit nga rubineti. Kështu raporton e përditshmja britanike ?Daily Mail?, duke iu referuar të dhënave nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Kjo e fundit ka publikuar informacion në rang global, se në cilat vende të botës mund të pihet uji nga rubineti. Dhe sipas info-grafikës së Daily Mail, Shqipëria bashkë me Kosovën dhe Maqedoninë renditen tek vendet ku nuk këshillohet të pihet ujë nga rubineti.

?Kini kujdes me akullin në kokteilet tuaja gjatë pushimeve. Të pish ujë nga rubineti mund të bëjë që t?i kaloni ato të sëmurë?, shkruan Daily Mail. Gazeta kujton se janë një sërë sëmundjesh të transmetueshme përmes ujit si kolera, hepatiti A, apo diarreja. Megjithatë të dhënat e publikuara nuk tregojnë nëse në këto vende ku nuk këshillohet të pish ujë nga rubineti, uji të jetë i ndotur apo i papastër.