Haxhinasto inspekton rrugën Elbasan -Belsh: Po ecet me ritme të shpejta

2015-09-13 2

Punimet për ndërtimin e segmenteve, Elbasan ?Banjë dhe Elbasan ?Belsh janë inspektuar nga ministri i Energjetikës, Edmond Haxhinasto.

?Punimet në këtë segment me ritëm më të lartë se parashikime. Në 1 muaj janë zhvilluar 10% e punimeve. Impakti i kësaj rruge është i madh për zonën e Elbasanit, Cërrikut e Banjës.?- tha Haxhinasto.

Ministri shtoi se investimi për këto akse rrugore shkon deri në 3.6 milionë dollarë dhe brenda 18 muajve këto segmente rrugore që u shërbejnë rreth 70 mijë banorëve të këtyre zonave do jetë të përfunduara.

?Ky segment ka një gjatësi prej 36 kilometrash, me një investim që kap vlerën e 3.5 miliardë lekëve të reja. Qeveria ka shlyer borxhet ndaj kontraktore, ndaj firmat duhet të respektojnë kontratat e afatet e punimeve.?- tha Haxhinasto.

Haxhinasto nuk harroi të theksonte se për ndërtimin e këtyre segmenteve rrugore deri më tani janë punësuar rreth 400 banorë të zonës.

?Cilësia e punimeve do jetë maksimale? -u zotua ndër të tjera ministri Haxhnasto.