Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të hënën rreth 500 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor kur 30 mijë do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, në mesazhin e saj garantoi nxënësit dhe prindërit se këtë vit do të ofrohen dije më cilësore.
Minisitrja tha se këtë vit në ambjentet shkollore do të ofrohet më shumë siguri për nxënësit e mësuesit.
Nikolla siguroi mësuesit se qeveria do të mbajë zotimin e saj, se politika do të qendrojë jashtë dyerve të shkollës.
Gjatë këtij viti shkollor janë ndërtuar 18 shkolla të reja, janë rikonstruktuar 44 të tjera ndërsa ndërtuar 44 terrene sportive.
Ndërkohë këtë vit do të funksionojnë edhe klasat inteligjente, projekti pilot do të aplikohet në 60 shkolla të vendit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/neser-nis-shkolla-per-488-938-nxenes-nikolla-viti-i-cilesise-ne-dije-dhe-sigurise/