13-vjeçari rom në Fier që e ndan kohën mes punës me të atin dhe studimit

2015-09-13 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kjo është familja e 13-vjeçarit, Klajdi Kazanxhiu, nga fshati Baltëz i Fierit.
Nxënësi i klasës së 7, prej vitesh sakrifikon duke ndihmuar të atin hekurthyes, për të nxjerr të ardhura, por ai nuk lë pas as mësimet.
Klajdi ka një ëndërr, të vazhdojë Universitetin e të bëhet mjek që të ndihmojë këdo që ndodhet në vështirësi.
Gazetari: I ke marrë librat për këtë vit shkollor?
Klajdi Kazanxhiu: Jo, na kanë thënë që të shkojmë nga e hëna.
Gazetari: Librat do ti merrni falas apo me pagesë, çfarë u kanë thënë?
Klajdi Kazanxhiu: Falas na kanë thënë, kur të mbaroj shkollën do të bëhem doktor.
Babai i Klajdit, Aqif Kazanxhiu tregon se pavarësisht se ka një profesion, prej kohësh ndeshet me mosgjetjen e një pune.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/13-vjecari-ne-fier-rom-qe-e-ndan-kohen-mes-punes-me-te-atin-dhe-studimit/