Sezoni turistik, Shqipëria merr vlerësimet më të mira nga turistët e huaj

2015-09-13 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këtë vit 25% më shumë turistë kane vizituar Shqipërinë. Një pjesë e madhe e tyre janë larguar më përshtypjet më të mira, duke premtuar rikthimin vitin e ardhshëm.Ndërsa disa të tjerë nëpërmjet përshtypjeve të lëna në rrjetet sociale janë larguar të zhgënjyer.
Shqipëria ka qenë destinacioni i zgjedhur nga shumë turistë të huaj këtë sezon turistik.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Tregtisë dhe Turizmit këtë vit numri i turistëve është rritur me 25 % krahasuar me një vit më parë.
Jo vetëm vija bregdetare e Shqipërisë, por edhe Tirana kanë qenë destianacionet kryesore të turistëve të huaj.
Ora News ka udhëtuar më një grup turistësh të cilët vinin nga shtete të ndryshme të botës.
Për rreth pesë orë ata kanë vizituar vendet në Tiranë të cilat bartin një pjesë të mirë të historisë së Shqipërisë si:
1.Muzeu Historik Kombëtar
2.Kulla e Sahatit
3.Galeria Kombëtare e Arteve
4.Kalaja e Tiranës
5.Ura e Tabakëve
6.Piramida
7.Kisha Ortodokse Ringjallja e Krishtit

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/sezoni-turistik-shqiperia-merr-vleresimet-me-te-mira-nga-turistet-e-huaj/