Dorëheqja e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe largimi i ministrit të brendshëm Saimir Tahiri konsiderohen nga demokratët hapi i parë për kthimin e stabiliteti në vend.
Nga selia blu nënkryetari I PD Edmond Spaho tha se prej 10 ditë ushqiptarët u këkrojnë këtyre zyrtarëve të lartë t?i hapin rrugë drjetësisië për këot akuza të rënda ndërsa plani I shpëtimit të dmeokratëve është rruga përmes të cilës shpëtohet demokracia dhe stabiliteti i vendit.
Deklarata e plotë e deputetit të PD, Edmond Spaho
Prej 10 ditësh, kryetari i Parlamentit dhe ministri i Brendshëm, dy funksionarë të rëndësishëm të shtetit janë pa legjitimitet dhe vazhdojnë të ushtrojnë detyrën edhe pse në sytë e mbarë shqiptarëve janë të akuzuar njëri për marrje rryshfeti e tjetri për lidhje me bandat e trafikut të drogës.
Kryetari i Parlamentit është akuzuar nga avokatët e qeverisë shqiptare për korrupsion, dhe provat e argumentat e tyre për rryshfetin e Metës janë pjesë e raportit që kanë paraqitur në Arbitrazhin e Vjenës.
Ministri i Brendshëm akuzohet nga një oficer i lartë i antidrogës me lidhje të forta me partnerët europianë, se është i implikuar me bandat më të rrezikshme të narkotrafikut në Jug.
Ky vend dhe qytetarët e tij nuk mund të mbajnë në kurriz dy funksionarë të lartë të shtetit, nën të tilla akuza.
Ndaj Partia Demokratike, përsërit kërkesën për dorëheqjen e menjëhershme të Ilir Metës dhe vendosjen e tij në dispozicion të një hetimi të plotë dhe të besueshëm për akuzat e bëra publike.
Largimi i Saimir Tahirit është parakusht për t?i hapur rrugë një hetimi të plotë e të pandikuar mbi akuzat e tmerrshme dhe faktet e bëra publike për implikimin e tij në trafikun e drogës përmes kushërinjve Habilaj të cilëve ju ka vënë në dispozicion edhe automjetin e tij privat dhe skafin po në emër të tij.