Stërvitja “Biza-15”, Kodheli: Forcat e Armatosura më të modernizuara

2015-09-13 3

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli vizitoi gjatë ditës së sotme Komandën e Forcës Tokësore të Republikës së Shqipërisë të stërvitjes ?Biza-15?. I pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Jorenim Bazo gjatë takimit me ministren Kodheli diskutoi për përgatitjet që janë bërë për zhvillimin me sukses të stërvitjes së Forcave të Armatosura.

Ministrja Kodheli gjatë fjalës shprehu kënaqësinë për këtë operacion stërvitor të moderuar në të cilët sipas saj përdorin të njëjta armatime si të gjitha forcat e Armatosura të Aleancës.

"Ju sot demonstruat se jeni në të njëjtin nivel me çdo forcë të armatosur të gjithë forcave të Armatosura të Aleancës, e krahasuar me këdo ushtar dhe ushtarak që aderon në këtë aleancë të madhe politiko-ushtarake. Kjo stërvitje, tregon se rritja e kapaciteteve operacionale, bashkërendimi apo përgatitja qoftë kjo teorike apo në terren nuk mjaftojnë?, u shpreh Kodheli.

Ministra Kodheli nënvizoi se Forcat e Armatosura për të arritur qëllimin e tyre për të mbrojtur çdo qytetar dhe territorin e atdheut kanë ende nevojë të përmirësohen
?FA-të kanë akoma nevojë të modernizohen, kanë nevojë për një trajnim më të mirë për të mbërritur atje ku kemi vënë pikësynimin tone, të qartë dhe të drejtë, për të siguruar qytetarët tanë dhe territorin e atdheut tonë, të aleatëve, të rajonit dhe për sigurinë mbarëbotërore ?, theksoi Kodheli.

Kodheli përfundoi fjalën e saj duke i tërhequr vëmendjen e forcave të armatosura të jenë më vigjilente pasi ajo që po ndodh në Evropë me refugjatët është e papranueshme.
? Duke iu referuar problematikave për të cilat FA-të duhet të vijojë të jetë vigjilentë, kreu i mbrojtjes solli në vëmendje kërcënimet që vinë nga jug-lindja e Europës apo edhe problematikën që po përballet Europa kur flitet për qytetarë që largohen nga vendi i tyre duke lënë pas tmerret e luftës?.

Ministrja Kodheli pa nga afër stërvitjen në disa aspekte, si me murtajë, operacionin me mësymje dhe çlirim pengu në banesë etj. Në fund të takimit, Kodheli priti një ekip trajnuesish të Regjimentit të ?Welsh Guards? i Forcave të Armatosura Britanike, i cili do të dislokohet në Bizë dhe do të ndjek këtë stërvitje.