Pavarsisht se afati për të përfituar të gjithë muajt e kompensimit të energjisë elektrike ka kaluar, numri i personave që aplikojnë për këtë përfitim vazhdon të jetë i lartë. Në të gjitha zyrat rajonale të Insitutit të Sigurimeve Shoqërore janë të shumtë pensionistët, të papunët dhe invalidët të cilët paraqesin kërkesat. Nga të gjitha kategoritë janë më shumë se 10 mijë kerkesa që po shqyrtohen nga inspektorët e sigurimeve shoqërore, kërkesa që janë bërë që në fillim të muajit qershor. Rreth 6 mijë prej tyre janë miratuar dhe pritet tu lidhet kompensimi. Por janë edhe 4 mijë këkresa të cilat janë me prombleme.
Shkak për mosdhënien e kompensimit janë promblemet me dokumentat, ku një pjesë nuk i dorëzojnë të gjitha apo në formatin orgjinal, ashtu siç i këtkon ligji. Gjithashtu një pjesë e kërkuesve (kryesisht pensionistëve), nuk u është miratuar kompensimi për shkak se kanë fëmijë në punë. Arsyeja e tretë që komensimi nuk është lidhur për një pjesë të individëve është se kur plotësojnë formularin e deklarimit nuk i përcaktojnë të gjitha të dhënat e sakta, që më vonë bëhet shkak për mosmiratimin e kompensimit. Një pjesë e pensionistëve dhe shtresave të tjera në nevojë nuk u është dhënë kompensimi dhe për shkak se nuk është miratuar fondi nga Ministria e Financave.