Shehaj: Lash luksin, erdha ta bëj këtë shtet...me rrogë 700 €

2015-09-12 25

TIRANË - Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj ka dashur t?i përcjellë një mesazh të qartë inspektorëve tatimorë në terren për aksionin kundër informalitetit në biznese: Nëse nuk zbatoni ligjin, më mirë ikni! Të njëjtën qëndirm Shehaj e dha edhe për bizneset që refuzojnë të zbatojnë ligjin duke ju bërë pengesë tatimorëve.

Në një bashkëbisedim të gjatë me gazetarët, numri 1 i Tatimeve tha se përballë kërkesave për paga më të larta, inspektorët duhet të kenë fillimisht vullnetin dhe idealin të ndryshojnë vendin përmes punës së tyre. Në këtë kontekst ajo mori si shembull veten e saj, kur tha se për të sjellë në binarët e ligjit këtë shtet, la punën me pagë 3-fish më shumë se ajo që merr tashmë krye të Tatimeve, vetëm 700 euro!

?Shpresoj shumë të largohen ata që nuk e ndjejnë veten dhe nuk kanë as minimumin e idealit për këtë vend. Se ne të gjithë kërkojmë rroga më të larta, siguri dhe rend publik, kërkojmë shkolla, më të mira, kopshte, rrugë, i kërkojmë të gjitha ne por ama dëshira të paguajmë është zero, dëshira e këtyre inspektorëve të bëjnë punën është zero. Mua me zor nuk më mori njeri në punë, kisha 3-fishin e pagës atje ku isha, erdha këtu me një ideal për të thënë që ky vend bëhet?.

Por pavarësisht dëshirës për të bërë Shqiëprinë, Shehaj duket se rroga që merr si Drejtoreshë e Tatimeve, nuk e kënaq.

?Unë jam drejtor i Përgjithshëm dhe kam një pagë neto prej 700 euro, nuk e di në çfarë vendi të botës mund të ndodhë por ndodh në Shqipëri?, - tha Shehaj

Në vazhdim të kësaj, Shehaj i dha përgjigje edhe akuzave të opozitës se ky aksion po sulmon biznesin e vogël.

?Themi që biznesi i vogël, biznesi i vogël. Po të ishim biznes të gjithë ne këtu (edhe gazetarët) me rrogat që marrim do të ishim nga 0 deri në 2 milionë lekë në qarkullim. E di sa paguan biznesi i vogël, 25 mijë lekë të reja në vit, e di sa paguaj unë për rrogën time që jam në një xhiro 1.4 milionë lekë, 350 mijë lekë të reja në vit. Tani më fal kush është problemi? A thua kemi ne ndonjë mirëqenie më të madhe, a thua keni ju në shtëpitë tuaja ndonjë mirëqenie më të madhe? A thua ju (gazetarët) që merrni rrogat nga 30-40 mijë lekë nuk i bën ai biznesi atje 30-40 mijë lekë. Sepse dhe ju qarkullim e keni, sepse kjo është pagë që keni shpenzime uji, drita, kopshti i fëmijës, kredi, dhe ne prandaj masim qarkullimin nuk diskutojmë të ardhur ne. Ne nuk po bëjmë masakër te biznesi i vogël. Ai vetëm dy milionë lekë është ai biznesi i vogël te fshati që do të dalë opozita do ja qajë hallin që të gjithëve. Kjo opozitë që na la një faturë shumë të madhe. Sepse ky sistemi tatimor sot ka dhe një të mirë shumë të madhe për biznesin, kompenson automatikisht?, u shpreh Shehaj. - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/shehaj-lash-luksin-erdha-ta-b-j-k-t--shtet---me-rrog--700--euro----314791.html#sthash.Q7qagov5.dpuf