Kërkohet punonjësi i Hekurudhave Magazinë "Hi Tech" për kanabisin

2015-09-12 3

DURRËS - Nje punonjes ne drejtorine e hekurudhave Durres, kishte bërë thuajse gjithçka gati për të mbjellë bimët e kanabisit përmes një teknologjie të fundit, por plani i tij i jashtëligjshëm nuk ka mundur të vihet në jetë pasi është zbuluar nga policia.

Blutë e qytetit të Durrësit zbuluan në lagjen numër 15 një magazinë në punime e sipër, e cila do të shërbente më tej për të kultivuar bimë narkotike përmes teknologjisë së fundit. Magazina rezulton në pronësi të 35-vjecarit Artur Mahmutaj i cili është shpallur në kërkim nga policia. Mahmutaj eshte pergjegjes i njesise se mallrave ne drejtorine e Hekurudhave Durres.

Mjetet brenda magazinës ishin të sofistikuara për të bërë të mundur mbjelljen në një kohë të shkurtër të kanabisit. Policia mundi të bllokojë në kohë nisjen e këtij aktiviteti të paligjshëm falë informacioneve të siguruara në rrugë operative. Nga kontrolli i ushtruar në magazinë u gjetën dhe sekuestruan 3 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Prokuroria e Durrësit po vijon hetimet për veprën penale?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Free Traffic Exchange