TIRANË - BE këmbëngul se reformat, veçanërisht ajo në drejtësi është çelësi i suksesit për përafrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në konsultimin me shoqërinë civile për programin e Bashkimit Europian për dy vitet e ardhshme shefja e delegacionit europian tha se integrimin e kanë në dorë shqiptarët.
?Është në bindjen time dhe të kolegëve të mi që përfaqësojnë institucionet e Bashkimit Europian që dialogu është thelbësor për të forcuar kapacitetet e shoqërisë dhe shtetit shqiptar për të zgjidhur sfidat por edhe për të përqafuar mundësitë që i ofrohen vendit, në rrugën e tranzicionit.
Sfidat që përballet Shqipëria janë të mëdha. zbatimi i ligjit dhe reforma në sistemin e drejtësisë janë të rëndësishme?
Vlahutin ka theksuar më tej se roli i shoqërisë civile është me rëndësi për integrimin e Shqipërisë në familjen europiane e për këtë arsye ajo duhet të jetë më aktive në debatin politik .