Kufizimet ne qarkullim - Fjala e plotë e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj

2015-09-11 0

TIRANË - Nga e hëna e ardhshme trafiku në kryeqytet do të disiplinohet për tu vënë në ?dispozicion? të fëmijëve në mënyrë që të mos humbasin asnjë orë mësimi. Kushdo që udhëton në orët e para të mëngjesit me makinë personale apo mjete të transportit me siguri është bërë dëshmitar i ?bllokimit? në trafik, që jo rrallë herë i kushtojnë ?tërheqjen e veshit? në punë apo humbjen e orës së parë të mësimit.

Për të shmangur këtë situatë, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u prezantoi 24 administratorëve të njësive administrative, planin e ri të masave për të normalizuar qarkullimin rrugor në orët kur shkojnë dhe kthehen nxënësit nga shkollat. Masat përfshijnë edhe kufizime të ndryshme në zona të ndryshme të Tiranës.

?Të gjitha masat që ne prezantojmë sot kanë si qellim që t?i vijmë në ndihmë nxënësve. Që nga e hëna do hyjnë në fuqi këto rregulla. Sipas një studimi, çdo javë secili nxënës humb 5minutatë orës së parë të mësimit për shkak të trafikut të rënduar. Qyteti ka 100 mijë nxënës dhe për 5 minuta vonesë për secilin kemi 500 mijë minuta të humbura në javë, që bëhen 8,333 orë mësimi të munguara në një javë. Ndërkohë që në një muaj, nxënësit e Tiranës tonë humbasin 32 mijë orë mësimi!?, - tha kryetari i Bashkisë në fjalën e tij.