Itali, kapet banda e shqiptarëve 75 vjedhje në 3 shtete për 3 vite

2015-09-11 15

ITALI - Shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë që vepronte në Austri, Zvicër dhe Itali. Grupi kriminal u identifikua nga policia e Bolzanos në bashkëpunim me policinë austriake. Bëhet fjalë për 4 shqiptarë të arrestuar të moshës nga 25 vjeç në 34 vjeç, të cilët janë nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Banda kriminale godiste kryesisht restorantet, hotelet dhe lokalet e natës. Ata grabisnin kasafortat e këtyre bizneseve dhe merrnin çfarë gjenin brenda. Hetimet e policisë vërtetuan se grupi i shqiptarëve kishte kryer plot 75 vjedhje nga gushti i vitit 2012 deri ditët e sotme.

Vlera e sendeve të vjedhura është më shumë se 250 mijë Euro.

Gjatë grabitjeve, banda vidhte edhe makina të ndryshme për t?u arratisur, të cilat më pas i braktisnin ose i shisnin nëse ishin luksoze.

Free Traffic Exchange