Veliaj: Nga e hëna rregulla të reja për transportin shkollor

2015-09-11 1

TIRANË - Në mbledhjen me 24 administratorët e kryeqytetit, Erion Veliaj ka bërë publike edhe masat e reja të qarkullimit në Tiranë për të lehtësuar trafikun në oraret e pikut.

Kështu që nga ora 06:00-09:00 dhe 16:00:20:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të të tonazhit të rëndë në unazën e vogël të Tiranës.

"Ndalohet transporti për të gjitha mjetet e tonazhit të rëndë nga Ora 06:09 dhe 16:20 në unazën e vogël të qytetit. Nga 06:20 mjetet mbi 3.5 ton nuk do të lejohen të qarkullojnë. Nga ora 20-06 të gjithë subjektet tregtare kanë mundësinë të lëvizin lirshëm për të zhvilluar aktivitetin e tyre."-tha Veliaj

Veliaj: Si çerdhet, të kërkohet ndihma e biznesit edhe për shkollat
?Në vlerë monetare u mblodhën rreth 2 mln dollarë për çerdhet . Do të duhet të kemi bashkëpunim me bizneset dhe bordin e prindërve edhe për shkollat. Kemi 30 mld borxh. Nuk do presim 6 vite për të nisur investimet. Disa shkolla kanë nevojë për ndërhyrje. Të funksionojë njësoj si me çerdhet. TË kërkojmë ndihmë vullnetare nga bordi i prindërve dhe bizneset. Të bëhet një bilanc i hapësirave publike të zëna në ambientet e shkollave. Priroritet gjatë shtatorit çlirimi i hapësirave në shkolla. Gjatë këtij muaji që do të kemi fokus përgatitjet e Tiranëns me nxënësit e shkollë do të fillojmë të bëjmë promovim të nxënësve të mirë.

Ndihmoni të krijohen bordet e prindërve. Falenderoj ata qindra prindër që më kanë kontaktuar këto ditë. Bashkë me MAS do bëjmë që Tirana të jetë numri 1 për hapjen e shkollave për komunitetin. Hapjen e shkollave për aktivitet të ndryshme. Nuk mund t?i bëjmë të gjitha ndryshimet brenda shtatorit, por janë disa gjëra që nuk presin. Ajo që nuk pret është trafiku i mëngjesit që pengon nxënësit e mësuesit të shkojnë me vonesë në shkollë?.

Transporti i nxënësve me autobus dhe furgon nuk mund të jetë si transport bagëtie ku çfarëdolloj furgoni rras e plas nga 40 kalamaj. Do të vendosim sinjalin rrugor autobus shkollor buzë trotuareve në afërsi të shkollave që të dihet ku është vendi ku lihen fëmijët. Autobusët do të kenë sinjalin dhe logon me të verdhë me portokalli që të dallohen nga furgonët e mallrave. Brenda 30 ditëve, në fund të shtatorit çdo furgon dhe mjet që transporton fëmijët duhet të ketë sinjalistikat e nevojshme. Pas certifikimit nga Bashkia, mund të përdorë korsitë për autobusët dhe urbanët ndërqytetatas, për të kapur në orar mësimin, për të mos bërë akrobacia në rrugët e Tiranës.

Secili nga ju duhet të identifikojë dy vullnetarë që kur fillon e mbaron mësimi me jelek fluoreshent të ndihmojnë fëmijët të kalojnë rrugën kur hyjnë dhe dalin nga shkolla. Në të gjithë vendet e botës bëhet vullnetarisht, pra jo me rrogë, jam i sigurt që ka persona që marrin ndihmën ekonomike, pensionistët që kanë energji për të dhënë në ndihmë të fëmijëve., nga ora 07:30-08:00 dhe kur mbaron mësimi. Një vullnetar me tabelën stop dhe jelek fluoreshent të jetë te rruga para shkollës të ndalojë makinat që fëmiëjt të mos trajtohen më si bagëti.

Jam i sigurt ...