Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria është 4 herë më poshtë pragut të emetimeve të gazrave me efekt serë krahasuar me vendet e industrializuara, dhe e fundit në rajon për emetimin e dioksidit të karbonit. Pavarësisht këtyre fakteve pozitive ministria e Mjedisit është duke ndërmarrë të tjera nisma të rëndësishme në këtë fushë. Kjo u bë e ditur nga ministri i Mjedisit Lefter Koka në një takim me Ambasadoren e Konferencës së Ndryshimeve Klimatike në Paris 2015, për rajonet e BE-së dhe Evropën Kontinentale, znj Bérengère Quincy si dhe Ambasadorin Francez në Tiranë Bernard Fitoussi.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/emetimi-i-gazrave-ministri-koka-me-ambasadoren-e-cop21-do-te-ruhet-niveli-aktual/