Nishani - Jahjaga: Të forcojmë më tepër bashkëpunimin mes shteteve

2015-09-10 1

TIRANË - Pas ceremonisë së mirëseardhjes Jahjaga-Nishani kanë zhvilluar një takim në shoqërinë e delegacioneve përkatëse, e më pas kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp ku kanë përshëndetur ecurinë e deritanishme të bashkëpunimit mes dy qeveri duke i inkurajuar ato që të vijojnë e të forcojnë më tepër këtë bashkëpunim.

Nishani vuri në dukje se një nga temat e takimit ka qenë krijimi i një tregu të përbashkët ekonomik, pa barriera politike, të qëndrueshëm dhe të konkurrueshëm edhe brenda tregut evropian.

Lidhur me dialogun me Serbinë, Nishani tha se: ?Jam i bindur se zbatim i angazhimeve të marra do shërbejnë për normalizimin e marrëdhënieve, do çlirojë energji pozitive për gjithë rajonin?.

Nishani veçoi ndër të tjera se Kosova është sot një shtet që duhet marrë shembull nga gjithë rajoni për mënyrën e trajtimit të pakicave kombëtare. ?Kosova është shtet i pavarur dhe sovran për hir të përmirësimit të klimës rajonale në respektimin e pakicave duhet të merret si shembull nga të gjitha vendet e Ballkanit?.

Ai mirëpriti edhe krijimin e Gjykatës Speciale, ndërsa shprehu bindjen se asgjë nuk do mund të eklipsojë luftën heroike të Kosovës në përballje me gjenocidin Millosheviçian.

?Kosova ka shumë sfida, ashtu si edhe Shqipëria, por unë i vura në dukje Presidentes Jahjaga se Shqipëria e mirëpriti dhe mbështeti krijimin e Gjykatës Speciale. Marrja e këtij vendimi ishte i vështirë por i duhuri. Asgjë dhe askush nuk e eklipson dhe tjetërsoi dot luftën heroike të UCK dhe popullit të Kosovës në përballje me genocidin mbi popullin e Kosovës?.

Presidentja Atifete Jahjaga falënderoi presidentin Bujar Nishani për ftesën e parë zyrtare prej tij për t?u takuar në Tiranë. Jahjaga theksoi se shqiptarët kanë qenë një faktor i rëndësishëm për Kosovën pasi kanë kontribuar në mbështetjen e bërjes së Kosovës Shtet.

Të pyetur për marrëveshjet me komunat serbe në Kosovë, Nishani vuri në dukej se kjo nuk cenon sovranitetin e Kosovës, por njëherazi është një njohje de facto që Serbia i bën shtetit të Kosovës.

?Në gjykimin tonë është një marrëveshje shumë transparente dhe e qartë dhe nuk cënon sovranitetin e Kosovës, por është pranim De Facto i pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, përsa kohë Serbia njeh këtë fakt mbi pakicat serbe në Kosovë duke i trajtuar si pakica të një minoriteti?. - tha Nishani.

Ndërsa Jahjaga vuri në dukje se procesi i dialogut ka qëllim lehtësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ky proces dhe kjo marrëveshje do të kontribuohet në jetën institucionale të komunitetit serb që jeton në këtë pjesë të territorit të Kosovës.

?Unë e kam theksuar dhe ritheksuar se procesi i dialogut ka qëllim lehtësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ky proces dhe kjo marrëveshje do të kontribuohet në jetën institucionale të komunitetit serb që jeton në këtë pjesë të territorit të Kosovës.?- tha Jahjaga e cila më tej shtoi se ?Kosova dhe Serbia janë dy shtete të pavarura dhe sovrane dhe kemi bërë hapa të rëndësishme dh...

Free Traffic Exchange