Patozi: Qeveria e ka dorën e rëndë për të vjedhur...Të bëftë mirë kafja me Metën zoti Kryeminitër!

2015-09-10 3

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi mbajti një fjalë të gjatë në Kuvend drejtuar qeverisë, por ndryshe nga kolegët e tij të tjerë demokrat, toni i zërit ishte mjaft i qetë. Një fakt ky i evidentuar dhe i përshëndetur edhe nga ministri Saimir Tahiri, edhe pse emri i tij ishte objekt i akuzave që Patozi i adresoi qeverisë për luftën e saj ndaj trafikut të lëndëve narkotike.

?Qeveria jonë vjedh, madje e ka dorën shumë të rëndë. Është edhe e paaftë. Ky krim me financat na është krijuar nga Tatimet dhe Doganat. Ta gëzosh buxhetin z Rama. Të bëftë mirë kafja e mëngjesit të së hënës me Ilir Metën, ëndrra me ngjala vazhdon..?, tha Patozi.

Tahiri: ?Më vjen mirë që të paktën ka një njeri të arsyeshëm nga opozita, që flet pa bërtitur, pa u çjerrë, pranoj të ngrini gishtin kundër meje, kundër policisë, nuk ka problem, mjafton të bëjmë një marrëveshje fjale. Në këtë rast, unë do të doja t?ju bëja thirrje të shohim të dhënat në sy se ashtu mund të zgjidhim problemin. Zoti Patozi ju keni qenë kreu i grupit parlamentar të PD dhe u kuptoj të ishit me një qeveri si ajo që ishit. Por unë nuk kuptoj pse nuk keni folur në atë kohë dhe flisni tani?.

Patozi: Zoti ministër, ne të dy kemi një diferencë të madhe sepse unë pres që të vërtetat e mia ti ?dëgjojnë sa më shumë njerëz kurse ti mezi pret të kalosh radhën në seancë. Unë në jetën time nuk kam marrë as një e-mail poshtërues dhe një mesazh si ai që more ti vjet, nëse do i kisha marrë do jepja dorëheqjen. Nëse ti jep shifra dhe fsheh kokën si struci, ki parasysh që shqiptarët i kanë parë live parcelat me drogë. Je ministri më i akuzuar që nga viti 1912 për lidhje me botën e krimit, që nga politika, njerëz të thjeshtë, të policisë, dhe duhet të jepje dorëheqjen. Kam bindjen që ti nuk je e keqja më e madhe, dorëheqja jote nuk mjafton, në vendin tënd ai që do të vijë do bëjë të njëjtën gjë. Bandat kanë lidhje me politikën dhe problemi këtu është kryeministri dhe kjo qeveri.

Në fjalimin e tij ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike përmendi edhe çështjen e CEZ si dhe ngjarjen e fundit në Lac ku u përfshi deputeti Armando Prenga tashmë i arrestuar.