Ndrec Dedaj: Nuk iki nga Bashkia ...Mandati i Ndokës drejt Ndocajt

2015-09-10 39

TIRANË - Pas zhvillimeve të fundit ne grupin kuvendor të Partisë Socialiste , Ndrec Dedajt i duhet të zgjedhë mes ushtrimit të postit të kryebaskiakut dhe mandatit të deputetit. Kjo pasi Arben Ndoka vetëm pak ditë më parë dorëzoi mandatin e deputetit për qarkun e Lezhës duke e lënë vakant karrigen e ligjvënësit. Ndonëse sipas Kodit Zgjedhor mandati i deputetit i takon Ndrec Dedës i radhitur i katërti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste ky i fundit në një komunikim telefonik ka mohuar se do të lërë postin e kryebashkiakut për të marrë atë të deputetit.

Dedaj ka deklaruar se është votuar për të qenë kryebashkiak dhe se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga drejtuesit e PS për të hyrë ne kuvend. Megjithatë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i detyruar ta pyesë Dedajn nëse do ta marrë mandatin e ligjvënësit apo jo. Nëse Dedaj do t?i qëndrojë asaj çka ka deklaruar se nuk do ta lërë detyrën e kryebashkiakut atëherë mandati i kalon emrit pasues në listë, numrit 6 Eduart Ndocaj. Por edhe ky emër nuk është i sigurt pasi fillimisht ka pasur një konflikt publik dhe mediatik me PS dhe kryeministrin dhe së dyti Ndocaj muaj më parë i është bashkangjitur një partie tjetër PDK.

Nëse edhe Ndocaj nuk e merr mandatin atëherë emri i deputetit të qarkut Lezhë do të vijë nga partia tjetër e koalicionit të majtë LSI pasi emri që vjen pas Ndocajt në listën e socialistëve është Kastriot Piroli i cili është i dënuar. Në këto kushte mandati me shumë gjasa do t?i shkojë kandidatit tjetër Petrit Gjoni i radhitur i dyti pas deputetes Monika Kryemadhi në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Por problemi i vakancave në Lezhë nuk mbaron këtu pasi nëse deputeti Armando Prenga do ta dorëzojë mandatin për shkak të ngjarjes së ndodhur në Laç atëherë PS do këtë një tjetër vend për të plotësuar. Megjithatë do pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës së Lartë për Prengën dhe kjo do të kërkojë kohë.

Free Traffic Exchange