Presidentja e Kosovës në Tiranë, theksohet forcimi i bashkëpunimit - Ora News- Lajmi i fundit

2015-09-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani, në konferencën e përbashkët me homologen kosovare Atifete Jahjaga e cila po qëndron për një vizitë dy ditore në vendin tonë, tha se përkundër premtimeve dhe angazhimeve që ka marrë nga zyrtarë të lartë serbë ende nuk është bërë asgjë për përmirësimin e kushteve ekonomiko-sociale të tyre.
Nishani: ?Sa i takon çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës unë e kam shprehur dhe herë të tjera dhe vazhdoj ta shpreh me forcë. Ne mbetemi të shqetësuar për situatën e tyre, veçanërisht në aspektin ekonomik dhe social. Personalisht në takimet që kam pasur me autoritetet më të larta, përfshirë kryeministrin Vuçiç gjatë vizitës së tij në Tiranë kam adresuar këtë shqetësim për të fokusuar edhe në çështje konkrete, qoftë në njohjen e diplomave të studentëve nga Lugina e Preshevës që kanë studiuar në Shqipëri dhe ende nuk po gëzojnë të drejtat që u takojnë. Edhe për çështje të tjera të zhvillimit ekonomik-social dhe zgjerimit të kësaj hapësirë për shqiptarët. Kam marrë angazhime dhe premtime të gjera nga ana e autoriteteve serbe që unë ende pres që ato të jetësohen në praktikë. Jemi në fazën e premtimeve nga autoritetet serbe, për të cilat shteti shqiptar do të vazhdojë të kërkojë me ngulm të realizohen në praktikë si e drejtë fondamentale e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/rajoni/jahjaga-neser-ne-tirane-ja-axhenda-e-vizites-zyrtare-te-presidentes/

Free Traffic Exchange