Shkrihen strukturat e PS-së në Lezhë, shkarkohet kryetari

2015-09-10 2

LEZHE - Vjen ?ndëshkimi? i parë nga radhët e mazhorancës për rezultatin e dobët në zgjedhjet vendore të 2015-ës në Lezhë, duke i hapur rrugë kështu riformatimit të strukturave të Partisë Socialiste. Këtë të enjte kryeministri Edi Rama shkarkoi nga detyra kryetarin e PS-së në Lezhë Berti Cuku.

Lajmi është konfirmuar për Shqiptarja.com nga burime konfidenciale brenda selisë rozë.

Pas këtij vendimi, -thanë burimet, - pritet të ristrukturohen të gjitha strukturat e Partisë Socialiste në Lezhë. E deleguara për të ndjekur këtë proces në Qarkun e Lezhës është ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Të njëjtat burime sqaruan për Shqitparja.com se shkak i shkrirjes së strukturave të PS-së në Lezhë është humbja e zgjedhjeve në këtë qark.

Në një takim me dyer të mbyllura që pati pasditen e së mërkurës në rajonet Lezhë-Dibër, kryesocialisti Edi Rama u kërkoi strukturave të partisë shpjegime mbi faktorët e kësaj humbje të thellë në këtë rreth.

Free Traffic Exchange