Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në murin e shkallëve që të çojnë në katin e dytë të bashkisë së Vlorës, aty ku ndodhet dhe zyra e kryetarit prej dy ditësh është hequr fotoja e Shpëtim Gjikës.
Vetë ky i fundit denoncoi në Facebook zhdukjen e fotos së tij duke mos e fshehur as indinjatën.
Një veprim i tillë shkaktoi zhurmë në bashki.
Menjëherë u bë verifikimi i kamerave të sigurisë nga ku është parë se personi i cili ka hequr foton është një i moshuar i cili ndodhej në këtë institucion gjatë orarit të pritjes.
Pamjet e tregojnë kur i moshuari e heq fotografinë nga muri duke e vendosur këtë të fundit në një qese.
Drejtori juridik i bashkisë së Vlorës ka bërë një kallzim në polici në lidhje me zhdukjen e fotos së ish kryetarit të bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika.
Kryetari i bashkisë Dritan Leli i cili ndodhet jashtë Shqipërisë e ka quajtur "të turpshme dhe të dënueshme veprimin" .
"Shpëtim Gjika ka qenë për tre mandate kreu i bashkise së Vlorës dhe meriton absolutisht respekt dhe vlerësimin historik të të gjithëve !" është shprehur Leli për gazetaren e Ora News Jerola Ziaj në një prononcim telefonik jashtë kamerave.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kush-e-morri-foton-e-shpetim-gjikes/