PD: Reagimet e Metës qesharake provat e implikojnë në afera korruptive

2015-09-09 3

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj kreut të LSI-së, Ilir Metës në lidhje me cështjen e CEZ. Në një deklaratë për mediat Oriela Nebiaj nënvizoi se ka prova dhe dëshmi që implikojnë kryeparlamentarin Meta në afera korruptive si ndërmjetës mes kompanive CEZ dhe DIA.

? Ilir Meta po prodhon çdo ditë reagime të dëshpëruara që vërtetojnë pozitën e tij të vështirë, nën akuzë për marrje ryshfeti. Provat dhe dëshmitë për skemën e madhe të korrupsionit dhe mashtrimit ku është direkt i përfshirë Ilir Meta, janë bërë publike.? U shpreh Oriela Nebiaj.

Zëdhënësja e partisë demokratike Oriela Nebiaj vazhdoi akuzat duke theksuar se: ?Ilir Meta iu imponua kompanisë CEZ, për të kontraktuar mikun e tij Kastriot Ismailaj, edhe kur ishte Ministër i Jashtëm duke bërë negociata private pa pasur asnjë tagër zyrtar, por dhe më pas kur ishte Ministër Ekonomie. Ai loboi fort që Kastriot Ismailaj të merrte miliona euro nga CEZ, dhe natyrisht Ilir Meta kishte pjesën e tij në këto shuma marramendëse?.

Nebiaj tha se provat e paraqitura në Gjykatën e Arbitrazhit të Vjenës implikojnë Metën në Afera korruptive.

? Provat e rryshfetit të tij, janë pjesë e raportit zyrtar që avokatët e qeverisë shqiptare kanë paraqitur në arbitrazhin e Vjenës.Akuza është e rëndë, dhe siç e kanë konsideruar avokatët ndërkombëtarë të qeverisë shqiptare, bëhet fjalë për skemën më të madhe të mashtrimit dhe korrupsionit në vend?- u shpreh Nebiaj.

Nebiaj përsëriti kërkesën e Partisë Demokratike për dorëheqje e kryeparlamentarit Meta duke i bërë thirrje të përballet me drejtësinë.

?Partia Demokratike i konsideron qesharake reagimet e Ilir Metës, dhe thekson se atij i mbetet vetëm një shteg dorëheqja dhe dorëzimi para drejtësisë?- përfundoi deklaratën Oriela Nebiaj.

Free Traffic Exchange