Lutja e Paqes, LGBT: Na lini ne flamurin shumëngjyrësh të aktivitetit

2015-09-09 3

Organizata Pro LGBT ka përshëndetur takimin e 28-t Ndërkombëtar të paqes me moto ?Paqja është gjithmonë e mundshme?, që u organizua në Tiranë gjatë tri ditëve. Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të disa besimeve fetare në vend dhe jashtë vendit ku janë mbledhur për t'u lutur për paqen dhe për të zhvilluar evente të tjera mbi tolerancën.

Por LGBT ka bërë dhe një kërkesë të çuditshme. Ata kanë kërkuar nga organizatorët që tu lënë aktivistëve LGBT flamurin gjigand me ngjyrat e ylberit për ta përdorur në marshimin e 17 majit vitin tjetër.

?Si mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe të një komuniteti që beson te dashuria, ProLGBT mirëpret çdo mesazh për paqe dhe tolerancë. Ne jemi të bindur se Po, paqja është e mundshme! E meqë jemi te toleranca dhe harmonia, ne i bëjmë thirrje miqësisht organizatorëve që flamurin e madh shumëngjyrësh me të cilin kanë dekoruar një pjesë të Piramidës në qendër të kryeqytetit të na e lenë neve për ta përdorur në marshimin tonë vitin tjetër me rastin e 17 Majit? ? thuhet në mesazhin e LGBT

Ky është një mesazh i LGBT se marrshimi i 17 majit për vitin e ardhshëm do të jetë një organizim madhështor, ndryshe nga sa ka ndohur vitet e fundit.

Free Traffic Exchange