Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme ka shtruar si domosdoshmëri bërjen e një reforme gjithëpërfshirëse zgjedhore. Një ditë pas reportit të OSBE/ODIHR koalicioni evidentoi si shumë problematike procesin e numërimit të votave.
Mungesa e një reforme gjithëpërfshirëse është evidentuar si një nga problemet kryesore të zgjedhjeve në Shqipëri. Pas raportit të OSBE/ODIHR edhe koalicioni i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme evidenton si problemet kryesore mungesën e gjithëpërfshirjes dhe problemet në numërimin e votave
Mirela Arqimandriti: Periudha para dhe pas zgjedhjeve u karakterizua nga një sër mangësish si përballë legjislacionit kombëtar ashtu edhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Dhimitër Gjodede: Një mungesë e transparencës në të gjitha nivelet sidomos në nivelin e dytë, atë të KZAZ-ve dhe si rrjedhim këto organe nuk arritën të informojnë në kohën e duhur publikun për mbledhjen dhe rezultatin e tyre.
Koalicioni i kërkoi Parlamentit Shqiptar që të iniciojë një diskutim publik me të gjithë aktorët në lidhje me Reformën Elektorale e që të adresojnë rekomandimet OSBE/ODIHR .
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-e-21-qershorit-raporti-i-kzln-nevoje-urgjente-per-reforme-zgjedhore/